GREQI- Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur e një vjedhje në Paroq. Sipas denoncimit të gruas, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj, ku jetonte e vetme dhe që ishte larguar që preje datës 22 gusht, dhe i kanë vjedhur kasafortën.
Brenda kasafortës kishte 3,000 €, një orë Rolex me vlerë 50,000 €, një palë vathë diamanti prej ari të bardhë me vlerë 20,000 €, një unazë martese ari me diamante të vogla rreth 2,000 € dhe një unazë ari i bardhë 6 karat me një diamant të verdhë me vlerë rreth 23,000 €, shkruan Protothema.
Gruaja ka bërë padi, tek A.S. Naousa, ndaj një autori të panjohur për vjedhje.