Greqi/ 4,345 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit! 684 pacientë të shtruar në spitale

Greqi/ 4,345 të infektuar dhe 63 viktima në 24 orët e fundit! 684 pacientë të shtruar në spitale

Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 4,345 raste të reja me koronavirus. Fatkeqësisht 63 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë shënuar 19,799 mijë viktima ndërsa aktualisht numri i të shtruarve në spital është 684.

Sipas raportimeve, 561 pacientë janë të pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar. Sa i përket infektimeve, që prej fillimit të pandemisë COVID në Greqi janë regjistruar 1.031,239 të infektuar, prej të cilëve 50,5 për qind janë meshkuj.

Në 7 ditët e fundit sa i përket rasteve të konfirmuara 207 janë persona që kanë udhëtuar jashtë kurse 3,409 të tjerë janë raste kontakti. Nga bilanci i viktimave, 95.3% kishin sëmundje shoqëruese ose ishin mbi 70 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë