Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 5,523 raste të reja me koronavirus. Sipas raportimeve, që prej fillimit të pandemisë në Greqi janë regjistruar 989,814 raste me COVID.
81 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.
Që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar 18,982 vdekje prej të cilëve 95, 3 % kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Ndërkaq 708 pacientë ndodhen në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 64-vjeç.