ATHINË, 8 janar /ATSH-AFP/ - Tre e katërta e grekëve kërkojnë të qëndrojnë me çdo çmim në zonën euro, konfirmoi një sondazh i publikuar sot një shtypin grek, të paktën tre javë nga zgjedhjet legjislative shumë të diskutuara ku kërcënimi për një dalje nga monedha unike është rritur.
Sipas një sondazhi nga instituti GPO, 75,7 për qind e personave të pyetur janë përgjigjur "po" pyetjes për të mësuar nëse Greqia duhet të qëndrojë me çdo çmim në zonën euro ndërkohë që "jo" janë shprehur 22,3 për qind e të pyeturve.
Ky rezultat është një linjën e sondazheve të mëparshme që tregojnë një vullnet të popullsisë për të qendruar në euro duke përfshirë dhe kohën e krizës së borxhit dy vjet më parë dhe pavarësisht politikave shtrënguese drastike, vendosur vendit që prej fillimit të krizës në vitin 2010./
/ec/