ATHINE- Ekstremistë grekë bllokojnë premierën e shfaqjes teatrale Corpus Kristi të cilën po tenton ta vërë në skenën greke për herë të parë regjisori me origjinë shqiptare Laert Vasili. Pjesë teatrale me përmbajtje kontroversale fetare ka zemëruar grekët të cilët kanë reaguar ndaj regjisorit shqiptar Laert Vasili dhe trupës teatrale duke i kërcënuar deri në vdekje dhe me thirrje “Shqiptarë do tju bëjmë varrin”. Laert Vasili në një prononcim për Tv A1 Report tha se protestuesit njihen si simpatizantë të partisë Agimit të Artë në Greqi dhe protesta ka vazhduar e tensionuar nga ora 15:00 e së enjtes (4 tetor) deri në orën 03:00 të mëngjesit të së premtes. Eshtë dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën dhe për të mbrojtur artistët.
PROTESTA PARA TEATRIT HITRO
Të enjten në mbrëmje (4 tetor) rreth 30 protestues greke janë të mbledhur jashtë ambienteve të teatrit "Hitrio" ku do të vihej për herë të parë në skenë, pjesa teatrale "Corpus Kris" me regji të Laert Vasilit, një artist i talentuar shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Greqi. Simpatizantë dhe eksponentë të “Agimit të Artë” në Greqi por dhe prifterinj me flamuj dhe simbole fetare në duar reaguan me parulla ekstremiste ndaj trupës teatrale dhe regjisorit me origjinë shqiptare të cilët do të vinin në skenë "Corpus Kris" i përkthyer në shqip "Kolegji i kristianëve". Simpatizantë të "Agimit të Artë" kanë hedhur parrulla si "shqiptare këtu do tju bëjmë varrin”. Ata thonin se njohin vetëm një udhëqes shpirtëror Jezusin dhe jo hebrenë antikrisht kanë lësjhuar thirrje dhe sloganet raciste kundër artistëve shqiptare.
GREKËT : PJESA TEATRALE NA OFEDON, VASILI: SE KENI PARE
Një botues gazete kishtare në Greqi thotë se është kundër kësaj shfaqjeje, i cili sipas tij është fyes për Jezu Krishtin :”Nëse myslimanët reaguan ndaj talljeve të profetit Muhamed, reagimi yne do të jetë më i fortë” shprehet Dinos Makris. Por regjisori shqiptar Laert Vasili deklaroi në një prononcim telefonik ekskluziv për Tv A1 Report se akuzat bëhen nga njerëz që se kanë parë fare pjesën teatrale dhe në këtë pjesë nuk ka të bëjë fare me përmbajtjen kontroversale fetare.
Shfaqja e parashikuar të enjten është anuluar. Pas kësaj ekstremistët e Agimit të Artë u larguan duke thënë se do rikthehen sërish javën e ardhshme për të mos lejuar shfaqjen e regjisorit shqiptar.
KUSH ESHTE AGIMI I ARTE"
"Agimi i Artë" është një lëvizje ekstremiste e djathtë, që në zgjedhjet e fundit u bë pjesëmarrëse me deputetë të Parlamentin e Greqisë. Në programin e saj flitet për një Greqi të pastër pa të huaj, të cilët janë armiqtë më të betuar. Ata njihen për aksionet e tyre kundër emigrantëve në Greqi, për dhunën verbale dhe fizike që ushtrojnë kundër tyre.
‘Corpus Christi’, e shkruar nga Terrence McNally, ka shkaktuar polemika që kur u vu në skenë për herë të parë në Neë York në 1998, pati madje kërcënime për vendosje bombe. Shfaqja vijoi të vihej në skenë pa probleme në San Francisco.
Një sërë organizatash kristiane në SHBA e dënuan shfaqjen për blasfemi. McNally ka vendosur në qendër të dramës një përsonazh të quajtur Joshua, I cili lind nga dy prindër Jozefi dhe Maria, në një motel të quajtur Corpus Christi, në Teksasin e viteve ’50 (nsërkohë që në dhomën ngjitur në motel, një çift dëgjohet qartë që kryen marrëdhënie të vrullshme seksuale).
Pjesa ndjek më pas jetën e Joshuas, ku ka element të jetës së Krishtit, vetëm se Joshua është gay dhe apostujt e tij po ashtu, madje Juda e tradhton prej xhelozizë. Pjesa lëvron temat e dashurisë, vdekjes e fesë në sfondin e kulturës conservative të Teksasit të mesit të shekullit të kaluar. Pjesa është e mbushur me referenca seksuale dhe batuta që kanë shkaktuar zemërim të organizatave fetare kristiane.
Regjisori shqiptar thotë se pjesa e tij teatrale nuk ka përmbajtje kontroversale, dhe ata që e akuzojnë se kanë parë fare shfaqjen.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vasilin, thirrje anti shqiptare">