ATHINË - Zhvillime të reja në Greqi në orët e mbrëmjes. Parlamenti grek do të shqyrtojë të hënën, projektligjin për ndalimin e financimeve shtetërore të atyre partive, ku ndaj liderëve ose deputetëve të tyre janë janë ngritur akuza për vepra kriminale.

Po ashtu, po sot, është vetëdorëzuar në policinë e Atikës, në Athinë deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, i cili është me origjinë shqiptare. Ndaj tij ditën e djeshme ishte lëshuar një urdhër-arresti nga ana e prokurorisë. Papas është vetëdorëzuar në orën 12.00 me orën lokale në Shqipëri.

Me prangosjen e tij, shkon në 6 numri i deputetëve të arrestuar të kësaj partie përveç 13 zyrtarëve të tjerë në degët lokale dhe polici.Të arrestuarve u është lënë kohë deri të martën e të mërkurrën të përgatisin mbrojtjen e të dalin para gjykatës. 

ORA 19:00 PARLAMENTI VENDOS TE HENEN NDERPRERJEN E FINANCIMIT PER "AGIMIN E ARTE"

Përshkallëzohet hetimi ndaj partisë neonaziste "Agimi i Artë" në Greqi. Ndërkohë që mbrëmjen e sotme,  kryetari i partisë Nikos Mikaloliakos dhe Zëdhënësi i partisë, Ilias Kasidiaris janë marrë në pyetje nga një gjyqtare, Parlamenti pret ditën e hënë nga Qeveria që t'i paraqitet projektligjin për ndalimin e financimit nga shteti të atyre partive politike, ku ndaj liderëve ose deputetëve të tyre janë ngritur akuza për vepra kriminale.  Mediat greke e konsiderojnë këtë vendim si pjesë e një goditjeje të paparë ndaj partisë neonaziste "Agimi i Artë".

KRISTO PAPAS  OSE "KAMZHIKU I ARTE"

I vetëdorëzuari në polici, deputeti neonazist Kristos Papas njihet në Greqi edhe si “kamzhiku i artë”. Papas ka ardhur me një taksi dhe kur ka zbritur përpara policisë në Athinë për t'u dorëzuar, ka thirrur: "Agimi i Artë do të jetojë përgjithmonë. Rroftë vendi!". Në momentin që ka hyrë në ambientet e komisariatit të policisë, ai ka përshëndetur si Hitleri.

Policia greke ka vënë në pranga kreun e partisë ekstreme Agimi i Artë, 56-vjeçarin, Nikos Mihaloliakos dhe disa deputetë të këtij subjekti politik.

Ndaj partisë neonaziste, prokuroria greke ka lëshuar dhjetëra urdhër-arreste ndërsa ende nuk janë ekzektuar të gjithë. Deri më tani janë të arrestuar 20 persona.
 
KUSH ËSHTË KRISTOS PAPAS

Kristo Papa lindi në vitin 1962 në Athinë, ai është i pagëzuar me emrin e gjyshit që ishte prift, origjina e tij është nga fshati Lipa që i përket zonës së Lakka të Sulit, krahinë që historikisht është banuar dhe banohet nga arvanitas ose grekë me origjinë shqiptare.

Fshati Lipa, nga është origjina e vërtetë e familjes Kristo Papa, është themeluar si fshat midis shek. 16-17 nga suljotët dhe ndodhet 51 km larg qytetit të Janinës. Lipa ka rreth 50 banorë sot dhe i përket komunës së Sellon të Bashkisë së Janinës. Ka një kala të vjetër dhe një kishë. Në vitin 1997 Kristo Papa bashkë me familjen rikthehet në Janinë ku hapi një biznes për shitjen e mobilieve COCO-MAT. Është babai i tre fëmijëve.

Goditja ndaj partisë neonaziste filloi mëngjesin e së shtunës me arrestimin e Mihaloliakos në shtëpinë e tij në veri të Athinës. Më pas, u arrestua Zëdhënësi i partisë Ilias Kasidiaris dhe deputetët Janis Lagos, Ilias Panagiotaros dhe Nikos Michos.

Në mesin e 13 zyrtarëve të partisë është i arrestuar edhe Giorgos Patelis, kreu i degës lokale të Agimit të Artë në jugperëndim të Athinës, në afërsi të vendit ku këngëtari antiracist Fyssas  u godit me thikë për vdekje nga një mbështetës i vetë shpallur e Agimit të Artë, Giorgos Roupakias. Po ashtu, u arrestua edhe një pjesëtar i forcave speciale të policisë si dhe një oficere e policisë në zonën e Pireut.

agimi i arte arrestime
(Pamje të arrestimit të Nikos Mihaloliakos - Kryetarit të partisë neonaziste (djathtas( dhe Ilias Kasidiaris - Zëdhënësit (majtas)

kristo papas i arrestuar 
(Pamje nga prangosja e nr.2 të Agimit të Artë, Kristo Papas, pas dorëzimit të tij në polici)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)