Greqi/ Aksident fatal në Kretë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Greqi/ Aksident fatal në Kretë, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Foto nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu shqiptar ka ndodhur në Kretë pak pas mesnatës së të premtes (29 gusht).

Motoçikleta, me të cilën udhëtonte 18-vjeçari shqiptar, për arsye të panjohura ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë të vendosur pranë një stacioni autobusi.

18-vjeçari, i cili ishte pasagjer në motor, për shkak të përplasjes ka rënë nga motori dhe është përplasur me kokë në shtyllë.

Me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit të urgjencës së mbërritën në vendin e ngjarjes, si dhe mjekëve në Urgjencën e Spitalit të Chanias ku u transferua, i riu shqiptar humbi betejën për jetën, duke përhapur trishtim të papërshkrueshëm tek të afërmit e tij.  

Po ashtu 18-vjeçari drejtues i motoçikletës me origjinë greke ka mbetur i plagosur lehtë, por nga aksidenti rrugor ka pësuar një tronditje të fortë.  

Policia Rrugore e Chanias po heton shkaqet e këtij aksidenti, me viktimën një të riu në rrugët e Kretës. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë