Një aksident rrugor i ka marrë jetë një 22-vjeçari shqiptar në Athinë, në zonën Nea Erythraira. Shqiptari ishte duke ecur me motor, teksa u përplas për vdekje me një automjet.
Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës së 16 majit.
Sipas informacioneve nga mediat greke, makina përplasi për vdekje 22-vjeçarin shqiptar në rrethana ende të paqarta.
Ai u dërgua në spitalin ku u konstatua se kishte ndërruar jetë.
Janë publikuar pamjet e aksidentit ku humbi jetën 22-vjeçari shqiptar në zonën e Nea Erythrea, Greqi. Në video shfaqet momenti ku shqiptari përplaset dhe bie nga motori.
Si pasojë e plagëve të marra fatkeqësisht 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.