Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqisë, pas një aksidenti me motor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në zonën e Alikianos.

Pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 33-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili ishte rritur në greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.

Banorët e zonës, tregojnë se në këtë zonë ndodhin shpesh aksidente.