GREQI- Një grup i trafikut të drogës nga Shqipëria është shkatërruar sot në Selanik. Pikërisht Policia greke ka pikasur pjesëtarët e grupit, ndër ta një shqiptar duke transportuar drogë me automjet. Ishte shqiptari ai i cili mendoi t'i largohej efektivëve grekë dhe në tentativë për të ikur ka përplasur disa makina të tyre pa mundur të shpëtojë.
Gjatë hetimeve, Policia greke ka mundur të kapë 1 kilogram marijuanë në automjetin e shqiptarit, por më pas në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 25 kilogram marijuanë të tjera, 4 gram kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.
Bashkë me të Policia greke ka arrestuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij për të cilët autoritetet greke nuk bëjnë me dije kombësinë e tyre.