GREQI - Aktori i mirënjohur shqiptar, Laert Vasili do të jetë kandidat në zgjedhjet lokale të Greqisë vitin e ardhshëm për partinë e majtë Syriza. Ai do të kandidojë në qarkun e Atikës ku listën e kryeson politikania e majtë Rena Dhuru.

Disa agjensi lajmesh në Greqi e kanë publikuar lajmin duke shtuar se Vasili kurrë nuk ka fshehur  ndërgjegjësimin e tij në çështje sociale siç janë rracizmi, barazia dhe barazia në shoqëri.

Vasili, me prindër oficerë, e ka kaluar fëmijërinë ndërmjet tri qyteteve në Shqipëri: Tiranë, Sarandë dhe Delvinë. Ai nisi të aktrojë në moshën 16-vjeçare me teatrot e shkollave të mesme derisa në moshën 19-vjeçare u pranua në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Në vitin 1994 ai u largua për në Greqi me qëllim që të studionte në Shkollën e Dramës në Athinë, ku doli i dyti në 750 konkurentë dhe qe i pari student i huaj që u pranua në këtë shkollë. Ai u diplomua në vitin 1997.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)