Greqi/ Anija e mallrave fundoset pranë ishullit Lesbos, zhduken pa gjurmë 13 anëtarë të ekuipazhit

Greqi/ Anija e mallrave fundoset pranë ishullit Lesbos, zhduken pa gjurmë 13 anëtarë të ekuipazhit

Ekipi mjekësor duke marrë me barelë një të mbijetuar të anijes së fundosur në ishullin grek

Një anije mallrash është fundosur në ishullin grek, Lesbos, për shkak të stuhisë detare të dielën në mëngjes, duke bërë që 13 prej anëtarëve të ekuipazhit të saj të zhduken, ndërsa një tjetër u shpëtua, thanë autoritetet greke.

Anija ishte rrugës drejt Stambollit nga Aleksandria, Egjipti, dhe po barte 6.000 tonë kripë, tha roja bregdetare greke. Ekuipazhi i saj përbëhej nga 14 anëtarë, përfshirë tetë egjiptianë, katër indianë dhe dy sirianë, sipas rojës bregdetare.

Anija kishte raportuar për një problem mekanik në orën 7:00 të dielën në mëngjes dhe e kishte dërguar një sinjal shqetësimi para se të zhdukej rreth tetë kilometra në veriperëndim të Lesbos, thanë autoritetet greke.

Një egjiptian u shpëtua, tha një zëdhënëse e rojës bregdetare për Associated Press.

Ajo tha se tetë anije komerciale, dy helikopterë dhe një fregatë e marinës greke janë duke kërkuar për të mbijetuar.

Anijet e rojës bregdetare hasën në vështirësi për të arritur në zonën e incidentit, për shkak të ujërave të trazuara, theksoi ajo. Zëdhënësja foli në kushte anonime për shkak se nuk ishte e autorizuar të fliste për media për këtë rast./Rel

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime