ATHINE - Një shqiptar me shumë emra dhe shumë ditëlindje është arrestuar mëngjesin e sotëm nga skuadra e kundër-terrorizmit (EDA), në një fshat në rrethin Famagusta. Shqiptari kërkohej nga autoritetet greke për vrasje me paramendim, tetativë vrasjeje, grabitje, vjedhje dhe një mori të veprash të tjera.
 
Nga informacioni i dhënë nuk është e qartë as emri i tij i vërtetë dhe as data e saktë e lindjes. Astrit Athani është emri paraprak që ai ka dhënë, por njihet edhe si Giorgio Thathani.
 
Ai ka 4 datëlindje ose 1983 ose 1984 ose 1985 ose 1986. Shqiptari mori pjesë në një vrasje më 2 qershor, 2012 në Kessariani ku kishte vrarë një 30 vjeçar dhe plagosi vëllain 32- vjeçar .
 
Gjithashtu akuzohet për 17 vjedhje me armë në shtëpi, 18 vjedhje me armë në dyqane , një grabitje me armë në postës, tri vjedhje me armë në shtëpi, 7 përleshje të armatosura, 6 vjedhje me thyerje në shtëpi dhe dyqane dhe 17 plaçkitje të tjera.
 
I dyshuari u arrestua pa rezistencë dhe është gjetur në posedim të një pistolete e 12 bimë kanabis të kultivuara në fermë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)