NAFPLIO, Greqi – Një i burgosur shqiptar u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu i Nafplios në Greqi, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij ndërsa transportohej për në spitalin e Nafpilios.

40 vjeçari shqiptar, i identifikuar nga mediat greke si Tetredi Alkibiadi, po transferohej në spital për kurim, ndërsa shoqërohej nga 4 roje. Ndërkohë, dy persona me armë kanë sulmuar shoqëruesit e të burgosurit dhe kanë qëlluar me armë në ajër duke realizuar arratisjen e të burgosurit.

Sipas mediave greke personat e armatosur pasi kanë marrë të burgosurin e kanë futur në një makinë tip Audi dhe më tej janë larguar.

I arratisuri shqiptar ishte i dënuar me 20 vite në burgun e Nafplios për përfshirje në banda kriminale dhe në vjedhje, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

(Gre.M/Shqiptarja.com)