/ATSH-DPA/ - Të paktën 12 persona janë arrestuar në ishullin grek të Lesbos në ditët e fundit për falsifikimin e dokumentacioneve të refugjatëve, sipas medias greke që citonte burime zyrtare të forcave të sigurisë.
"Nëntë pakistanezë dhe tre grekë u arrestuan", raportoi media lokale.
Nga ana tjetër policia njoftoi se "ka konfiskuar pulla dhe dokumente të falsifikuara, 23 telefona calularë dhe 1500 euro".