IGUMENICE - Policia greke ka vënë në pranga një çift shqiptarësh në Portin e Igumenicës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ata po lëviznin, iu zbuluan dhe sekuestruan 26 kg kanabis sativa.
Mësohet se çifti shqiptar, të cilët kishin edhe një fëmijë 2 vjeç në makinë, do të udhëtonin me traget nga Igumenica për në Ankona të Italisë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tyre, qeni i policisë kufitare ka zbuluar sasinë e lëndës narkotike, të fshehur në tavanin automjetit.
Sipas policisë greke, droga ishte e ndarë në 14 pako, ndërsa fëmija i mitur ishte marrë me vete në mënyrë që të mos krijonin dyshime gjatë kontrollit në port.
Automjeti dhe sasia e lëndës narkotike tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa tashmë çifti shqiptar do përballet me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com