GREQI- Një çift shqiptarësh u arrestua sot, pas një kontrolli të rastësishëm nga Policia greke në rrugën Sokratous në qendër të Athinës.
Sipas informacioneve, pak pas orës 15:00 ka pasur një përditësim të rregullave të qarkullimit rrugor në zonën e Sokratos, për shkak të një kontrolli të rastësishëm automjeti. Më në fund, gjatë hetimeve, policia gjeti një pako me lëndë plasëse dhe armë.
Dy të arrestuarit, një burrë dhe një grua, u dërguan në Drejtorinë e Policisë për pyetje të mëtejshme, ndërsa autoritetet po hetojnë për origjinën dhe destinacionin e armës dhe lëndës së sekuestruar.
Sipas informacioneve, arma që ata posedonin ishte një pistoletë tip Tokarev, ndërsa sipas të njëjtave burime, çifti automjetin luksoz e kishin në posedim me qira.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
VIDEO-Me armë dhe lëndë plasëse në makinë, kush është 39-vjeçari shqiptar i dënuar për drogë! Publikohen pamjet kur arrestohet nga policia
Greqi-Armiol Rrasa është shqiptari i cili u arrestua ditën e sotme me partneren e tij në Athinë, pasi në makinë iu gjet një armë zjarri tip Tokarev një sasi lëndë plasëse dhe detonatorë.
39-vjeçari është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2005 ai është dënuar me burg për trafik droge në vitin 2008 dhe është liruar në vitin 2015, shkruan Prothotema.gr.
Nga pamjet e publikuara shohim se burri nuk u ka bërë rezistencë policëve në momentin e arrestimt, kurse gruaja e tij e ulur në një shkallë sheh e qetë kur atë e marrin efektivët.