Arrestohet në ishullin e famshëm grek shqiptari i 'shurupit të përdhunimit'! Skema si vajzat binin pre

Arrestohet në ishullin e famshëm grek shqiptari i 'shurupit të përdhunimit'! Skema si vajzat binin pre

Ishulli Mykonos

GREQI- Një 26-vjeçar me orgjinë nga Shqipëria është arrestuar në ishullin e Mykonos pasi shpërndante GBL metamfetamine, substancë që  ndihmonte për përdhunimin e personave dhe hidhej pa dijeninë e tyre në pije dhe përdorej gjerësisht në festat e organizuara në ishull.

Sipas mediave greke, 26-vjeçari shqiptar, i quajtur Aleksandër shërben si punonjës i aeroportit të ishullit Mykonos,u arrestua mbas një operacioni të posaçëm të forcave të antidrogës së Selanikut dhe Athinës. Policia e Selanikut dhe Athinës pati informacione për "Aleksandrin Shqiptar" që në mesin e gushtit.

Prej hetimeve me metoda speciale dhe vëzhgim disa ditor,u bë i mundur arrestimi i 26 -vjeçarit,në banesën e të cilit u gjet sasia prej më shumë se 1 litër  të lëndës  GBL që përdoret gjerësisht kohët e fundit ne baret e ishullit të famshëm grek, për të krijuar gjendje ekstaze dhe rritje të dëshirës seksuale, u gjet gjithashtu  ketamine, ekstazë, 1800 pako najloni dhe 50 shiringa. Ekipi i vendosur për të kapur shqiptarin dinte çdo hap të tij. Sipas medias greke ndërsa ai parkoi makinën e tij dhe po përgatitej për të hyrë në aeroport, portierët dhe policia nxituan drejt tij dhe e ndaluan me pranga. Shqiptari kur u pyet për lëndën që mbante në shtëpi u shpreh se e kishte për përdorim personal.

Ekspertë të luftës kundër narkotikeve, thonë se GBL konsiderohet si një ndër lëndët më me shume efekte negative për përdoruesit dhe janë konstatuar një numër i madh i abuzimeve seksuale dhe përdhunimeve të kryera prej përdorimit të kësaj droge.

Viktimave iu hidhet pa dijeninë e tyre  në pije një sasi e kësaj droge dhe në vazhdim janë denoncuar dhjetëra  abuzime dhe përdhunime, të cilat kohët e fundit janë raportuar, duke dëmtuar famën e ishullit, por edhe duke dëmtuar arkat e shoqërive të sigurimit, për post dëmit psikologjik të pa riparueshëm që iu bëhet viktimave të këtyre abuzimeve. Ekspertet thonë se përdorimi i saj, përveç se shtyn përdoruesin në akte seksuale, i heq viktimës edhe kujtesën për atë akt.

Policia greke thotë se autori kishte përfituar shuma të mëdha parash, duke shitur këtë lëndë. Ai konsiderohet si një ndër trafikantet më  të rrezikshëm të arrestuar me këtë lloj droge në Greqi. Task Forca për Prokurorinë e Drogave të Autoritetit  të Portit në Mykonos,  Divizioni i  Prokurorisë së Drogave të Autoritetit të Portit dhe  Attica Security shprehen se çështja është e thellë dhe do të gjurmohen personat me të cilët ka folur 26-vjeçari e do të gjenden shefat për të cilët ai punonte.

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Selenice: 02/09/2019 17:29

    Ikni ore Shkoni hani përshesh me kos

    Përgjigju
  • masi: 02/09/2019 14:58

    le ti japin edhe tij pak nga ai malli ne burg tja

    Përgjigju
  • Alex: 02/09/2019 00:54

    Bravo

    Përgjigju
  • A.n.: 01/09/2019 23:57

    U fut kemba e shqiptarit ne Mikonos dhe e d***u edhe ate ishull.

    Përgjigju
  • moderni: 01/09/2019 18:23

    keta pisa ne prishin imazhin. po sa paskan qene...vazhdon shqiperia te eksportoje mu..er te tille

    Përgjigju
    • Unë: 01/09/2019 20:25

      Ky e meriton të vdesi në burg në Greqi. A mendonte ky bastard që ka dal dhe vet nga një femër dhe a mendon ky plehrë se ka dhe në fis motra kushurira etj etj. Vdekjen e ka shumë Pak.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja