ATHINË – Është arrestuar ish-komandanti i policisë së një lagjeje popullore në Athinë, një terren i privilegjuar i veprimit të partisë neonaziste greke, Agimi i Artë.
Siç bën të ditur AFP, ish-komandanti, i cili ka drejtuar komisariatin e “Agios Panteleimon” në qendër të kryeqytetit grek është i dyshuar se ka mbuluar militantët neonazistë gjatë sulmeve të tyre kundër të huajve.
Polici është akuzuar se ka ndihmuar gjuetinë e klandestinëve e bërë nga neonazistët në atë zonë, një nga të parat ku Agimi i Artë u fuqizua.
Sipas një burimi të sigurisë dyshohet se ai ka penguar emigrantët që denonconin abuzimet e ekstremistëve të djathtë. Mbi ish-komandantin peshojnë akuza si “abuzim me pushtetin”, dëshmi e rreme”, “tregti armësh”.
Ky është polici i katërt i arrestuar në ditët e fundit për lidhje të mundshme me “Agimin e Artë”.Të tjerët janë shkarkuar për të njëjtin motiv javën e kaluar. Pas vrasjes së rreperit grek, Pavlos Fyssas nëpër rrugët e Athinës në 18 shtator vijon ofensiva e qeverisë kundër partisë që mbetet forca e tretë politike në vend.
Ditë më parë gjashtë deputetë të Agimit të Artë mes të cilëve edhe themeluesi i grupit neonazist dhe rreth 15 militantë janë arrestuar me akuzën e ngritjes së një organizate kriminale.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com