ATHINE – Në ditën e fundit të tratativave është arritur një marrëveshje mes tre partive që i eviton Greqisë kthimin përsëri në zgjedhje. Demokracia e Re, Pasok dhe Dimar (e majta filo europiane) kanë gjetur një akord për të formuar një qeveri 2-vjeçare që të zbatojë planin mbi të cilin është rënë dakort me Bashkimin Europian. Lajmi u bë i ditur nga Alexis Tsipras, lider i Syriza (e majta radikale, anti europiane) që u tërhoq nga marrëveshja.

Tre partitë disponojnë 168 deputetë në Parlamentin e ri, prej të cilëve thelbësorë për të arritur mazhorancën janë 19 parlamentarët e Dimar. “Nuk mund të pranoj atë që konsideroj një gabim”, tha Tsipras pas takimit me Presidentin e Republikës, Karolos Papoulias.

(im/shqiptarja.com)