Greqi, Athina nis shpërndarjen e
emigrantëve në vendet e Europës

Greqi, Athina nis shpërndarjen e<br />emigrantëve në vendet e Europës
Greqia do të nisë të mërkurën të vërë në zbatim procedurën e shpërndarjes në hapësirën e BE-së refugjatët e ardhur në territorin e saj, pjesa më e madhe e së cilëve me kombësi siriane dhe irakiane, në përputhje me marrëveshjet e arritura, bëri sot të ditur qeveria.

Kryeministri Aleksis Cipras do të jetë i pranishëm në aeroportin e kryeqytetit rreth orës 04:30 GMT për të takuar kontigjentin e parë prej 30 refugjatësh që pritet të lënë Athinën për të udhëtuar drejt Luksemburgut.

Në aeroport do të jenë gjithashtu të pranishëm Komisioneri evropian për Imigracionin, Dimitris Avramopoulos, presidenti i Parlamentit evropian, Martin Schulz dhe ministri i Luksenburgut për Punët e Jashtme, Jean Asselborn, referuar një komunikate të Komisionit Evropian.

Duke u mbështetur në planin e zhvendosjes së përcaktuar nga Bashkimi Evropian, një numër në total prej 160 mijë migrantësh nga të cilët 66 mijë të ardhur në Greqi do të shpërndahen në vendet anëtare Bashkimit Evropian, të larguar nga pikat e nxehta të konfliktit drejt qendrave të pritjes ku janë identifikuar dhe më pas regjistruar pas mbërritjes në Itali dhe në Greqi. /ATSH/
emigrantet athine
Redaksia online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari

Elbasan/ Bleu karburant, me kartëmonedhë 100 euroshe false, arrestohet 35-vjeçari