SELANIK- Dy të vdekur dhe 22 të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në rrugën Athinë-Selanik në Greqi. Autobusi i KTEL është përplasur me një kamion, i cili qëndronte i parkuar në të djathtë të rrugës.
 
Si pasojë e përplasjes 2 gra, pasagjere në autobus kanë humbur jetën, ndërsa 22 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Selanikut për të marrë ndihmën mjekësore.
 
Policia ndërkaq ka marrë në pyetje shoferin e kamionit, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

aksident greqi me logo
(Foto nga vendi i ngjarjes)

aksident greqi me logo
(Në foto: Policia në vendngjarje)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)