Greqi - Një avion zjarrfikës “Canadair” i flotës ajrore greke ka bërë ulje të detyruar në Gjirin e Korinthit pasi pësoi defekt në motor.

Mediat greke raportojnë se avioni po luftonte me zjarretKorinth që kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit dhe kanë marrë përmasa të mëdha.

Avioni u ul në det, ndërsa më pas u tërhoq drejt Kiato duke u rimbarkuar.

Nga ngjarja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa shkaqet e defektit në motor nuk dihen. Për këtë ka nisur hetim nga autoritetet greke.