Greqi/ Bandë gjobëvënësish në Athinë dhe Mykonos, 4 në pranga! ‘Kapoja' i grupit një shqiptar

Greqi/ Bandë gjobëvënësish në Athinë dhe Mykonos, 4 në pranga! ‘Kapoja' i grupit një shqiptar

Policia greke arrestoi një grup kriminal, i cili kryente gjobvënie ndaj bizneseve në Athinë dhe ishullin e Mykonos me pretekstin e mbrojtjes.

Sipas mediave greke, 4 persona kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre edhe drejtuesi i grupit një shtetas shqiptar me precedentë të rëndë penalë, i quajtur Toni.

Siç rezultoi nga hetimi, pas shfrytëzimit të duhur të informacionit dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, të paktën që prej muajit nëntor 2023, të arrestuarit i’u bashkuan një grupi kriminal me qëllim zhvatjen e pronarëve të lokaleve dhe dyqaneve në Athinë dhe Mykonos.

Policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë kriminale në të paktën 4 raste. Si pretekst për t’i paguar shumat e kërkuara, ata parashtruan sigurimin e “mbrojtjes” për bizneset e tyre, ku 2 nga anëtarët e grupit kanë marrë detyra drejtuese (drejtues dhe nëndrejtues), ndërsa 2 anëtarët e tjerë kishin marrë rolin e “koleksionistit”.

Në prangat e policisë greke ra drejtuesi i grupit, shqiptari Fatjon Zace 38 vjec, i njohur si “Toni”, me precedentë penalë për “vrasje të mbetur në tentativë”, “armëmbajte pa leje”, “vjedhje” etj. Bashkë me të u arrestuan edhe shtetas grekë Ioannis Valasopoulos 42 vjeç, i lindur në Belgjikë, Ioannis Ignatiadis 38 vjeç dhe Kristoforos Hardaloupas 21 vjeç.

Gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesës së Zaces, policia gjeti dhe sekuestroi 9.095 euro, 2 celularë dhe 1 automjet tip “Smart”. Ndërsa gjatë arrestimit dhe kontrollit të banesavë të shtetasve grekë, u gjetën dhe sekuestruan 22.145 euro, 105 dollarë, 2 pistoleta, 3 krehëra, 103 fishekë, 1 jelek anti-plumb, 3 thika, celularë, motorra dhe sende të tjera.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë