Greqi bisedimet e fundit:
Ose zgjedhje, ose qeveri

Greqi bisedimet e fundit: <br />Ose zgjedhje, ose qeveri
ATHINE- Ka përfunduar pa asnjë marrëveshje takimi i sotëm iPresidentit grek Papulias me tre liderët politikë atë në Demokracisë së Re, PASOKUT dhe Kuvelis të së majtës greke. Takimi I cili zgjati për më pak se një orë përfundoi pa rezultat kësisoj Greqia vazhdon të jetë përballë dilemës, zgjedhje të parakohshme ose qeveria koalicioni.
Pas takimit liderët pjesëmarës nuk bënë asjë deklaratë, ndërsa njoftohet se takimi I rradhës në përpjekje për të zgjidhur ngërcin politik të pas zgjedhjeve do të zhvillohet nesër në orën 14.00
Në takimin e sotëm mungoi vetëm lideri i Syrizës, Aleksi Tsipras i cili është shprehur se nuk dua t’i bashkohem asnjë qeverie e cila kërkon të bëjë shkurtime të metejeshme të shpenzimeve.
Nga ana tjetër ministrat e financave të Eurozonës të mbledhur pak më pare kanë parlajëmruar Athinën t’i qendrojë kushteve dhe marrëveshjeve të nënshkruara më BE dhe FMN për të parandaluar falimentimin e shtetit dhe të sigurojnë qëndrimin e vendit në zonën euro.
“Kjo nuk është zemërgjerësi ndaj greqisë, është rruga më e besueshme nga këndvështrimi ekonomik” tha ministri gjerman i financave Ëolfgang Shable.
Ministri holandez i Financave tha se Greqia nuk ka asnjë opsion tjetër vec reformimit.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria perla e fshehur evropiane, duhet të jetë në krye të listës suaj të udhëtimeve