Plot 233 kg kokainë është bllokuar policia greke në një apartament në Vula. Lënda narkotike ishte futur brenda kutive me ananas dhe ishte transportuar nga Panamaja në portin e Pireut. Vlera e sasisë së drogës, mendohet se i kalon të 10 milionë euro.
Deri më tani janë arrestuar tre pjesëtarë të rrjetit ndërkombëtar që do të trafikonte kokainën. Një shtetas grek 62-vjeçar, një shtetas meksikan të moshës 25 vjeç që kishte dhe rolin e shefit të rrjetit, si dhe një 69-vjeçar nga Kanadaja që është lindur në Kolumbi.

Siç bëri të ditur drejtori i sigurimit publik të Atikës, Panajotis Stathis, në këtë çështje implikohen edhe dy persona të tjerë, mes të cilëve edhe kreu i grupit, një 35 vjeçar nga Meksika, si dhe një shtetas amerikan, 36 vjeç, i lindur në Liban.
Për të realizuar qëllimin e tyre, pjesëtarët e grupit kishin krijuar një kompani tregtare me objekt importimin e ligjshëm të produkteve, ndërsa përdornin edhe vende të posaçme magazinimi.

Gjithë të arrestuarit u dërguan në prokurorinë e Athinës, ndërsa në bashkëpunim edhe me shërbimet policore ndërkombëtare, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të rrjetit.
Operacioni u zhvillua në sajë të bashkëpunimit të departamentit anti droigë të sigurimit publik të Athinës, shërbimi i ndjekjes së krimit ekonomik dhe policia bregdetare, ndërsa në asgjesimin e organizatës kriminale mori pjesë edhe shërbimi amerikan i ndjekjes kundër drogës, DEA.
Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com