Greqi/ Bosi shqiptar i kazinove në Shkup u vra në sy të partneres! 'Po vijmë', mesazhi që paralajmëroi ekzekutimin e Orhan Bajramit

Greqi/ Bosi shqiptar i kazinove në Shkup u vra në sy të partneres! 'Po vijmë', mesazhi që paralajmëroi ekzekutimin e Orhan Bajramit

Orhan Bajrami

Policia greke po punon për identifikimin e dy ekzekutorëve të atentatit ndaj biznesmenit shqiptar të kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup të Maqedonisë së Veriut, Orhan Bajrami, dhe plagosjen e mikut të tij.

Sipas informacioneve që transmeton televizioni grek ERT, në orët e para të mëngjesit të 15 korrikut, 39-vjeçari a qenë i ulur në oborrin e vilës që kishin marrë me qera për pushime. Në oborr së bashku me 45-vjeçarin, shokun e tij të plagosur kanë qenë dhe dy gra, njëra prej tyre mendohet se është partnerja e Okit, nofka me të cilën njihej Orhan Bajrami, por këto nuk janë prekur nga plumbat.

Policia beson se autorët e krimit mund të jenë larguar nga Greqia drejt Shkupit, Turqisë apo Bullgarisë. Policia u njoftua për ekzekutimin nga fqinjët të cilët kishin marrë në telefon pasi kishin dëgjuar të shtënat. Dyshohet se autorët kanë qenë me motor dhe të maskuar.

Hetimet e para kanë të bëjnë me një larje hesapesh mes bandash. ERT i referohet postimeve në Facebook të anëtarëve të grupit rival me Okin para se të ndodhte krimi, ku kishin publikuar një foto në kokën e 39 vjeçarit shkruajnë se ishte vendosur një “X” I kuq dhe shkruhej ‘Së shpejti”

Gjithashtu media greke ka postuar dhe foto ku bosi i kazinove është në krah të presidentit të Maqedonisë, Stevo Pentarovski.

Mësohet se 19 plumbat që kanë ekzekutuar Bajramin kanë dalë nga një pistoletë e kalibrit 32 dhe pista e hetimit është se ekzekutimi është vijimësi e larjeve mes dy bandave rivale në Shkup.

Më 6 mars 2023, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci dy bashkëpunëtorë të ngushtë të Bajramit, ndërsa ky i fundit i shpëtoi atentatit pasi nuk gjendej në lokal. Ndërkohë  tre muaj më vonë, në Prishtinë u vra Blerim Daci, për të cilin jo mediat e Kosovës shkruanin se dyshohej se ishte i implikuar në vrasjen në Çarshi të Shkupit.

Viktima me presidentin e Maqedonisë, Stevo Pentarovski

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë me 'valixhe në duar'