Greqi, ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij! Hetohet pista e larjeve të hesapeve mes grupeve rivale

Greqi, ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove dhe pijeve alkoolike në Shkup, plagoset miku i tij! Hetohet pista e larjeve të hesapeve mes grupeve rivale

Sead Slezoviç dhe pamje nga vendngjarja

Ekzekutimi i biznesmenit shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike nga Shkupi Orhan Bajrami, dhe mikut të tij nga Maqedonia e Veriut, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit në Halkidiki të Greqisë dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve rivale.

Vrasja u shënua rreth orës 03:30 minuta të mëngjesit të 15 korrikut. Mediat greke shkruajnë se sipas dëshmitarëve, sulmuesit e maskuar hynë në dhomën e hotelit ku po qëndronin 39 vjeçari Orhan Bajrami i njohur me pseudonimin Oki dhe 45 vjeçari Sead Slezoviç dhe kanë qëlluar me më shumë se 20 plumba.

Mediat në Greqi, por dhe në Maqedoni e lidhin ekzekutimin si larje hesapesh mes narko grupeve kriminale në territorin e Shkupit dhe disa ekzekutime që kanë ndodhur vitet e fundit, shkruan Alsat mk

Në 6 mars të këtij viti në Çarshi të Shkupit u vra Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enes Iseni. Më pas më 15 qershor në Prishtinë, pas një përleshje me armë mbeti i vrarë Blerim Daçi, po nga Çairi i Maqedonisë së Veriut. Për këtë vrasje dyshohet se autor ka qenë Orhan Bajram i cili u ekzekutua sot në Greqi.  

Ambasada: Autorët me maska

Ngjarja është konfirmuar zyrtarisht edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut.

“Pas informacionit për vrasjen në Halkidiki të Greqisë, Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Athinë ka kontaktuar institucionet kompetente, përkatësisht policinë në Selanik dhe prej aty është konfirmuar se në Sani Vilas të Hanioti dy persona të maskuar kanë hapur zjarr mbi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Të dy u dërguan në spitalin e përgjithshëm të Halkidikit, ku njëri nuk u mbijetoi plagëve, ndërsa tjetri për nga ashpërsia e plagëve të marra, u transportua në një spital tjetër, në Poligiros. Sipas informacioneve të Ambasadës, disa ekipe të policisë greke ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Autorët janë ende në kërkim ndërsa mësohet se drejt tyre janë qëlluar 20 plumba. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:16
Ekzekutohet biznesmeni shqiptar i kazinove në Shkup, dyshohet se autorët ikën nga Greqia, në Bullgari apo në Maqedoninë e Veriut

1689412505_page.jpg

Mediat greke  shkruajnë se autorët e ekzerkutimit të biznesmeni shqiptar, në fushën e kazinove dhe tregtimit të pijeve alkoolike në Shkup, Orhan Bajrami, dhe mikut të tij, Sead Slezoviç në orët e para të mëngjesit të sotëm në Halkidiki, mund të jenë larguar nga Greqia sic thuhet, në drejtim të Bullgarisë apo Maqedonisë së Veriut.

Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje arje hesapesh mes grupeve rivale në Shkup. Autorët kanë qëlluar 20 plumba drejt viktimave. 

Vrasjes së fundit i paraprinë shumë vrasje tjera që nisën që nga viti 2013, e që janë të lidhura kryesisht me rivalitetin mes dy grupeve në Shkup, shkruan media ne Maqedonine e Veriut . 

Katër viktima dhe dy të plagosur rëndë në vetëm pesë muaj është bilanci i deritanishëm

Më 6 mars, në Çarshi të Shkupit u vranë Jeton Krivanjeva – Zhilla dhe Enis Iseni – Llaci. Tre muaj më vonë, vdekjen në Prishtinë e gjeti Blerim Daci, për të cilin mediat e Kosovës shkruanin se është i implikuar në vrasjen e dy personave në Çarshi të Shkupit.

Ndërsa sot rreth orës 3:30 të mëngjesit, sipas mediave greke, dy persona të maskuar dhe me motoçikleta ekzekutuan Orhan Bajramin – e njohur si Oki ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur miku i tij, Sead Slezoviç.

Ora 15:17
U qëllua me 20 plumba, dalin pamjet e para nga vendi ku u vra 39-vjeçari nga Shkupi

 

Një biznesmen nga Shkupi është ekzekutuar ditën e sotme në Hanioti të Halkidikit, në Greqi ndërsa është plagosur shoku i tij.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku nga breshëria e plumbave mbeti i vrarë 39-vjeçari nga Shkupi, Orhan Bajrami i njohur si “Oki”.

Ndërsa shoku i tij, 45 vjeç Sead Slezoviç ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në spitalin e Polygyros.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 16/07/2023 11:04

    Si shume intime po me duken keto 2 biznesmene qe flene bashke ne nje dhome or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi