Skandal në Greqi/ Deputeti i Mitsotakis rreh punonjësin e aeroportit

Skandal në Greqi/ Deputeti i Mitsotakis rreh punonjësin e aeroportit

Lefteris Avjenaqis

Deputeti i demokracisë së re dhe njëkohësisht ish ministër i bujqësisë Lefteris Avjenaqis ka sulmuar fizikisht një punonjës të aeroportit “Eleftherios Venizelos”. Sipas tij punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish ministri, duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej pa ardhur ai.

Në fakt ish ministri kishte mbërritur në aeroport shumë vonë.  Madje kishte pasur tre njoftime të mëparshme me emrin e ish-ministrit, por ai ende nuk u shfaq në dalje, shkruan prothotema.gr.

Pasi e ka kërcënuar punonjësin, Avjenaqis hyri brenda banakut dhe ka goditur dhe dhunuar atë. Ky incident mori menjëherë përmasa të mëdha ndërsa videot u shpërndanë në internet.

Vetë Avhenaqis pranoi se ka qenë protagonist i ngjarjes duke kërkuar ndjesë dhe duke u shprehur incidenti ka mbetur vetëm në nivelin e mosmarrëveshjes dhe intensitetit verbal, gjë që nga pamjet e publikuara nuk duket kështu.

Në të njëjtën kohë tha se do të pranojë pa asnjë rezervë heqjen e imunitetit të tij nëse prokuroria vendos të nisë procedim penal për ngjarjen e ndodhur.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 03/07/2024 17:23

    Mirë ja ka bërë se me telefon në vesh dhe luante Tetris, njëlloj policët tanë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?