GREQI – Dështon zgjedhja e presidentit, pritet zhvillimi i zgjedhjeve legjislative të parakoshme


ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-AFP/ - Stavros Dimas, ish-komisioneri evropian, i cili ishte kandidat i qeverisë greke në zgjedhjet presidenciale, ka humbur përfundimisht zgjedhjet para Parlamentit, gjë që çon në shpërbërjen e tij në dhjetë ditë dhe zhvillimin e zgjedhjeve legjislative të parakoshme.
Dimas, i cili duhet të merrte 180 vota gjatë këtij turi të tretë, ka marrë vetëm 168, pothuajse të njëjtat vota që mori në turin e dytë, pas 160 votash në turin e parë.
Bursa e Athinës regjistroi një humbje prej më shumë se 11 për qind pas këtij rezultati./ /ec/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen