GREQI - Detaje të reja kanë dalë nga rrjeti i prostitucionit me 7 të mitura një Athinë, 5 prej të cilave ishin shqiptare. Janë bërë publike disa biseda që zhvillonte në telefon kryetarja e këtij rrjeti që shfrytëzonte të miturat, një 25-vjeçare.
Ajo flet në telefon me një prej të miturave teksa i premton që një prej klientëve që ka gjetur jep para për favore seksuale ku edhe e mitura do të marr pjesën e saj.
25-vjeçarja: Ka mbaruar ajo punë, do të marrësh lekë. Lëre atë se është budalla. Po ashtu do të të rregulloj atë tjetrin që jep 200 euro.
E mitura: Pse?
25-vjeçarja: Ai jep më shumë
Po ashtu është zbuluar edhe një tjetër bisedë, ku njëra nga vajzat e mitura flet me një klient, duke i thënë se ajo ende nuk ka mbushur 18 vjeç, por ai i thotë se nuk është problem, madje e pyet edhe nëse do të konsumojë kokainë.
E mitura: Hej, më dëgjo, të thashë që jam 17. Nuk jam ende 18 vjeç.
Klienti: Epo, edhe sikur të ishe 16 vjeç, nuk do të kisha problem. në fakt jam pak i acaruar që me kë bërë bllok… a pi? A të të sjell ndonjë gjë?
E mitura: Jo, nuk pi.
Klienti: OK, kam vetëm të zezë por kam edhe kokainë për vajzat që duan. Sot do të shkosh herët në shtëpi, çfarë ka?
E mitura: Ku të shkojmë? Nuk kemi para për taksi.
Klienti: Ku jeni tani?
E mitura: Gazi.
Klienti: OK, ikim Gazi, shkojmë në hotel. Te filloj…
E mitura: Mirë. A do t’i keni me vete 200 euro?
Klienti: Dërgo një foto, a më dëgjon?
E mitura: Nesër.
Klienti: Në rregull, por do të sjellësh edhe të shoqen, mirë?
Ky rrjet prostitucioni që shfrytëzonte vajzat e mitura u zbulua nga prindërit e të miturave që bën denoncimin në polici dhe më pas policia greke vuri 4 veta në pranga.
Koka e grupit ishte një vajzë 25-vjeçare. Të miturt 'peshkoheshin' në klubet e Athinës dhe shfrytëzoheshin në hotele në qendër të kryeqytetit grek.