Greqi/ 40-vjeçari shqiptar dhunonte sistematikisht gruan: E rraha se nuk pastronte shtëpinë! Kishte tentuar t'i thyente dhe krahun! E denoncuan fqinjët

Greqi/ 40-vjeçari shqiptar dhunonte sistematikisht gruan: E rraha se nuk pastronte shtëpinë! Kishte tentuar t'i thyente dhe krahun! E denoncuan fqinjët

Foto ilustruese

GREQI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e qytetit Volos pasi dhunonte fizikisht bashkëshorten e tij.

Gruaja, e cila nuk mund të duronte më kërcënimet dhe sulmet ndaj saj, i dha fund torturave dhe episodeve të dhunës që po përjetonte nga bashkëshorti i saj të premten kur 40-vjeçari shqiptar e godit me grusht dhe më tragjikja, kishte tentuar t'i thyente krahun, sipas mediave greke.

Njëri prej fqinjëve po dëgjonte gruan e cila po bërtiste për ndihmë dhe atëherë ka lajmëruar Policinë, e cila e ka arrestuar bashkëshortin dhunues pak minuta më vonë.

Në dëshimë e saj, gruaja dhe tha se bashkëshorti i saj i dhunshëm shkoi në shtëpi i dehur, i bërtiti dhe më pas e goditi me grusht, e ka kapur për krahu dhe ka tentuar t'i thyejë kyçin e dorës. Pas këtij episodi, gruaja mori një fëmijë të saj dhe u largua nga shtëpia. Gruaja ka shpjeguar se rrahja, e shoqëruar me kërcënime dhe ofendime, ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së bashkëshortit të saj, i cili dehej vazhdimisht.

40-vjeçari u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Rrethit të Volosit dhe u akuzua për tentativë për plagosje të rrezikshme trupore dhe dhunë në familje dhe u referua për gjykim në Autoforo. 

Bashkëshorti i mohoi akuzat dhe pretendon se ka qenë vetëm një skenë tensioni pasi gruaja e tij... nuk pastron shtëpinë!

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë

Nesër 5-vjetori i SPAK/ Zv.ndihmës sekretar i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Kasanof vjen në Tiranë