Sasia e madhe e drogës është gjetur e ndarë në thasë në brendësi të autostradës e cila është djegur pjesërisht. Policia greke arriti të arrestojë shoferin e automjetit, i cili është një shtetas polak. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se po futej në tokën shqiptare. Ai është gjetur në pyll, në vendin e quajtur ''Gorila''.
Ndërkaq, në një deklaratë të shpërndarë nga Policia shqiptare, thuhet se nuk ka asnje indicie qe lënda narkotike është nisur nga Shqipëria. "Këtij automjeti, rreth orës 09.00 (me orën lokale) në vendin e quajtur Paramithi, nga policia iu bë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi. Mjeti u ndoq nga Policia Greke dhe pas rreth 2 km, drejtuesi i mjetit e ka braktisur dhe i ka vënë zjarrin. Drejtuesi i mjetit, me shtetësi polake është arrestuar më pas nga Policia. Nga fotot që disponon policia greke, në brendësi të automjetit nga pjesa e pasme, dalloheshin qartë sasi të konsiderueshme lënde bimore e ngjashme me atë të Cannabis Sattiva, e pa paketuar.
Sipas Policisë Greke, itenerari më i mundshmëm i lëvizjes së mjetit është Paramithi-Prevezë. Kjo edhe nga gjendja e pa paketuar e ngarkesës. Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS, rezulton se ky mjet nuk ka asnjë hyrje - dalje në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu nga komunikimet me autoritetet greke edhe ata nuk e kanë këtë shtetas dhe mjet të regjistruar në sistemin e tyre të hyrje/daljeve", thuhet në deklaratën e Policisë shqiptare.
(Fuoristrada e djegur)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com