Një makinë e oficerit të ndërlidhjes në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi është djegur pas mesnatës. Mediat greke raportojnë se makina ka shpërthyer me bombë artizanale, teksa ka qenë e parkuar.
Ngjarja është shënuar rreth orës 02:30, ndërsa nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale në automjet. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë, duke shuar flakët, ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Mësohet se është djegur makina personale e oficerit shqiptar të ndërlidhjes mes dy vendeve.
/Shqiptarja.com

Autorët e ngjarjes janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë ndodhet në rrugën Psara në Touba, Selanik.
d.c./shqiptarja.com