Greqi - Një incident i rëndë ka ndodhur në Kretë, ku të burgosurit i vunë flakën qelive në shenjë revolte pasi kërkesa e tyre për transferim në ambiente të tjera brenda godinës u refuzua nga drejtuesit.
Katër të burgosurit vendas, sipas drejtorit të Institucionit, Charalambos Kiomourtzis, në orën 21:00 të së premtes kërkuan të transferoheshin në një krah tjetër, për shkak të problemeve dhe fërkimeve që kishin me të burgosurit e tjerë.
Meqenëse ishte koha për numërimin e të burgosurve, rojet përgjegjëse të burgut u thanë atyre se do ta shqyrtonin kërkesën pas numërimit, sipas “Protothema”.
Më pas, katër të burgosurit, ndërsa ndodheshin brenda qelisë, i vunë flakën njërit prej dyshekëve dhe tymi krijoi një atmosferë mbytëse. Katër oficerë burgu hapën qelinë, i nxorën të burgosurit jashtë dhe arritën ta shuanin zjarrin me fikëse zjarri.
Katër të burgosurit u transportuan me ambulancë EKAB në Spitalin e Hanias, ku edhe morën trajtim të specializuar. Tre oficerë burgu që shuan zjarrin u transportuan gjithashtu në spital për shkak të thithjes së tymit
Përveç procedurave penale, do të vijojnë edhe procedurat disiplinore për të burgosurit zjarrvënës. Mobilizimi i gardianëve parandaloi humbjen e jetëve, si dhe përhapjen e zjarrit në qeli të tjera, ku kishte edhe të burgosur.
Komente








