ATHINE - Mediat greke, të cilat i referohen urdhër arrestit të Prokurorisë, informojnë se mes të arrestuarve për operacionin kundër Agimit të Artë, ndodhet edhe “një grua me origjinë nga Shqipëria, mikesha e deputetit Janis Lagos”.
Ajo është Nikol Beneki, e cila ishte në krye të organizatës së grave, të kësaj partie.
“Një shqiptare në krye të grave të Agimit të Artë”, ky ka qenë titulli i reportazhit të disa ditëve më parë i një media greke.
Beneki prezantohet si një figurat më të fuqishme brenda Agimit të Artë. Ajo ishte përgjegjëse e seksionit të gruas në organizatën lokale të Nikeas – Athinë, që konsiderohej edhe si skalioni më agresiv i Agimit të Artë.
Edhe shefi i organizatës së Nikeas, Jorgos Patelis, sillet si personi kyç në vrasjen e këngëtarit Pavlos Fyssas, dhe është ndër të parët që u arrestuan mëngjesin e të shtunës, 28 shtator 2013.
Edhe bashkëshortja e tij është arrestuar, ndërkohë që treshja e femrave të vëna nën pranga plotësohet nga një rreshtere e policisë, efektiv i drejtorisë së sigurimit publik në Pire.
17 VJECARI SHQIPTAR SHEF I "CENTAURVE"
Por zbulimi më tronditës nga hetimet e deritanishme është ai që emërton si kreun e njësive rinore të sulmit të Agimit të Artë, një të ri 17 vjeçar, i cili, sipas prokurorisë, është nga Shqipëria.
Në këto njësi, që kanë emrin “Centaur” rekrutoheshin të rinj të moshës 14-17 vjeç, që zhvillonin takime të rregullta dy herë në javë. Sipas raportit, 17 vjeçari ishte caktuar përgjegjës i “Centaurëve” për arsye “të njohurive të shkëlqyera të historisë dhe aftësive të tij”.
( Ne foto: Janis Lagos në krah të tij Nikol Beneki gjatë një takimi me mbështetës të Agimit të Artë)
Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kasidiaris me celular në qelinë ku ndalohen