Një adoleshente shqiptare me banim në Trikala të Greqisë, nuk e ka përballuar dot faktin se ishte përjashtuar nga shkolla dhe vendosi t’i japë fund jetës. Bëhet fjalë për një 15 vjeçare e cila një ditë më parë tentoi të vetëvritej duke u hedhur nga një lartësi.

Sipas mediave greke, adoleshentja shqiptare kishte rëndë në depresion pas përjashtimit nga shkolla për shkak të një konflikti që kishte pasur me shokët e klasës, të cilët e ngacmonin vazhdimisht.

Fatmirësisht, pas negociatave me policinë, 15 vjeçarja zbriti dhe gjithçka përfundoi me kaq.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)