Greqi/ E reja rrëfen tmerrin që përjetoi për 2 vite: Më përdhunonin 9-10 persona! Nuk e di kush është babai i fëmijës tim

Greqi/ E reja rrëfen tmerrin që përjetoi për 2 vite: Më përdhunonin 9-10 persona! Nuk e di kush është babai i fëmijës tim

Foto ilustruese

Një 29-vjeçare në Greqi ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar në duart e përdhunuesve të saj për 2 vite. Gjithçka ka nisur në vitin 2016 kur ishte vetëm 22 vjeçe dhe disa burra të maskuar e kanë përdhunuar në grup në një fshat të qytetit Pirgos.

Si pasojë e përdhunimit të saj, e reja mbeti shtatzënë dhe nëntë muaj më vonë ajo solli në jetë një fëmijë që sot jeton në një institucion në Athinë.

“Më detyruan dhe shkova me 9-10 veta në natë. Kjo u bë për 1-2 vjet, çdo natë. Unë u thashë atyre se nuk doja të shkoja. Më çuan edhe nëpër shtëpi e makina të tjera nëpër fshatra të ndryshme përreth... Nuk shihja se ku po shkoja, sepse më kishin lidhur sytë... Më lidhnin duart dhe këmbët dhe as nuk e dija se çfarë ishin. Ata mbanin kapuç dhe doreza, kështu që unë nuk mund t'i shihja. Nuk i njihja fare” , pohon vajza në një intervistë për gazetën ‘Patris’.

E reja pretendon se autorët e kanë dhunuar seksualisht pasi e kanë droguar me pilula që ia hidhnin në pije. Ndonëse ende nuk e di kush është babai fëmijës së saj, 29-vjeçarja shprehet se i biri i mungon.

“Kam pasur një djalë, e kam parë gjatë gjithë kohës kur ka qenë në spital por më kanë hequr. Më mungon fëmija im, më vjen keq dhe qaj se nuk e kam me vete. E kuptoj pse nuk ma dhanë. Nuk e di kush është babai i fëmijës. E kam pasur të vështirë, kam kaluar shumë dhe nuk dua ta shkel më”, tha vajza.

Gjithçka kërkon është të largohet nga fshati dhe të hapë një dritare të re në jetën e saj.

“Dua të iki, nuk e duroj dot më fshatin. Unë kërkoj një jetë dhe një punë më të mirë. Dua të mbaroj shkollën, të marr diplomën dhe të largohem. Në fshat më shanin, nuk më bënë asgjë Shtëpia jonë ishte e vjetër, kur binte shi pikonte brenda, e shkatërruan. Na sollën një zgjidhje por duhet punë për tu rregulluar”, tha ajo.

Disa persona që kanë folur për “PATRIS” dhe kanë dashur të mbeten anonimë, konfirmojnë atë që i ka ndodhur 29-vjeçares së paku gjashtë vite më parë, megjithatë kanë thënë se ka shumë gjasa që të jetë bërë kundër dëshirës së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni