GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj, Greqinë pasi ka humbur jetën nga COVID-10 një foshnje 37-ditëshe.

Kjo është viktima më e re e shënuar ndonjëherë në vend nga COVID-19.

Kur foshnja ishte vetëm 16 ditëshe, mëngjesin e 13 shkurtit është transportuar në spital, ku i është nënshtruar testit të koronavirusit dhe rezultoi pozitiv.

Më pas vogëlushi ka qëndruar në intubim deri mëngjesin e së dielës që ai dha frymën e fundit.

Një ngjarje e tillë përveç tragjizmit që përmban është edhe tepër e rrallë, pasi fëmijët janë kategoria me e paprekur nga virusi.

Mbi këtë ngjarje të trishtë ka reaguar edhe kryeministri i vendin Kyriakos Mitsotakis, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët si dhe shtoi se dhimbja është e padurueshme.

Numri total i infektimeve në Greqi ka shkuar 206,281, ndërkohë që ai i viktimave është 6,797 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.