Autoriteti grek i statistikave konfirmon se 1.26 milionë grekë janë regjistruar të papunë në muajin korrik ose thënë ndryshe në çdo ditë janë humbur rreth 1 mijë vende pune. Në një kohë kur Greqia po përballet me detyrimet për të bërë shkurtime të tjera drastike në buxhetin e shtetit dhe ndoshta edhe nisja e një tjetër viti recensioni mund të përkeqësojnë këtë tregues.
Vlerësohet se grupi më i prekur nga papunësia është ai mes grupmoshave 15-24 vjeç. Sipas të dhënave zyrtare papunësia në muajin qershor të këtij viti ishte 24.8% ndërsa rritja është e dukshme me 0.3% në vetëm një muaj. Korrikun e vitit 2008, koha kur Greqia hyri në krizë, të papunët numëroheshin në shifrat 364 mijë.
Ekspertët e konsiderojnë situatën si mjaft dramatike ndërsa nuk pritet që së paku edhe për një vit të ketë tendencë rekuperuese.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)