Kushte të vështira ekonomike, emigrantët në Greqi në radhë drejt Maqedonisë

Në Greqinë veriore, emigrantë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në çadra për të tretën ditë, të nxitur nga njoftimet në mediat sociale rreth një lëvizjeje të organizuar për të kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut.

Dhjetëra emigrantë po qëndrojnë në një fushë të hapur pranë kampit të Diavatës në kufirin me Maqedoninë e Veriut, megjithë erërat e forta dhe temperaturat e ulta.

Emigrantët thanë se donin të largoheshin nga Greqia për shkak të kushteve të këqija.

Një kolonë emigrantësh u përpoq dje të ecë drejt kufirit por u ndalua nga policia greke. Grupet e vogla të emigrantëve u përplasën me policët, të cilët i kthyen mbrapsht, duke përdorur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë.

Dhjetëra mijëra refugjatë dhe emigrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, kanë mbetur në Greqi që nga viti 2016 kur vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë. Rruga ballkanike ishte mënyra kryesore e kalimit të tyre për në Evropën Veriore. VOA

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja