Greqi - Një incident i rëndë po fatmirësisht pa pasoja është shënuar në Selanik.

Sipas mediave greke, dy mitur të moshave 1 dhe 2 vjeç, u gjetën në mes të rrugës. Ishte një shofer kamioni që konstatoi fëmijët që lëviznin pa mbikqyrje.

Policia greke mori fëmijët nga rruga dhe pas identifikimit të prindërve, i vuri në pranga. Babai rezulton të jetë me origjinë shqiptare, ndërsa nëna bullgare.

Sipas hetimeve paraprake, fëmijët dolën nga banesa pa u vënë re, duke lëvizur në mënyrë të pakontrolluar në rrugë, duke rrezikuar jetën.