Tre gra kanë mbetur të vdekura si pasojë e shpërthimit të një restoranti në qyetetin e Kalamatës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:15 , një kohë kur vendi ishte I mbushur me klientë.
3 viktimat e incidentit të ndodhur në shtetin grek mësohet se janë 2 punojëse të restorantit dhe bashkëshortja e pronarit. Nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave apo edhe numrin e saktë të të plagosurve
Shkak i zjarrit që përfshiu restorantin dyshohet rrjedhja e gazit në guzhinë. Menjëherë në vendngjarje kane shkuar forca të shumta policie,ambulanca dhe forcat e ndihmës së shpejtë.