Gjendet e vrarë në një bunker në Kretë shkencëtarja amerikane

Gjendet e vrarë në një bunker në Kretë shkencëtarja amerikane

Amerikania Suzanne Eaton, 60 vjeçe, me profesion biologe, është gjendur e vrarë në një bunker në ishullin e Kretës

Eaton ndodhej në ishull për të marrë pjesë në një konferencë shkencore në Akademinë Ortodokse të Kretës dhe kishte humbur gjurmët që prej 2 korrikut.

Autoritetet raportojnë se trupi i saj u gjet nga një banor vendas në Platania, zone e Rethymno, rreth 10 kilometra nga zona ku autoritetet kishin përqendruar kërkimet e tyre.

Sipas mjekëve, ajo kishte ndërruar jetë që prej ditës kur ishte zhdukur.

Duke hequr dorë nga dhënia e detajeve të mëtejshme ndërsa rasti është nën hetim, mjekët ligjorë thanë se ”është e qartë që është një vrasje, por që nuk ka ardhur nëpërmjet përdorimit të armëve”.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar