BULLGARI- Një test ADN-je ka konfirmuar se mamaja e vogëlushes Maria, është gruaja bullgare Sasha Ruseva, 35 vjeç. Lajmi vjen pikërisht nga Ministria e Brendshme bullgare.
Sasha Ruseva ishte arrestuar dhe dy herë më parë duke u munduar të shiste fëmijë në Greqi dhe në të dyja rastet arriti t’i shpëtonte policisë.
Por vetë Sasha mohon kategorikisht se e shiti Maria-n. Ajo thotë se nuk kishte para për të paguar çertifikatën e lindjes së vajzës së saj në Greqi, prandaj u detyrua të kthehej në Bullgari pa të.
Të dhënat gjyqësore tregojnë se Sasha Ruseva u arrestua fillimisht në 2009-ën, vit në të cilin Maria iu dha familjes rome në Greqi, pasi dyshohej se po mundohej të shiste një foshnje, por ajo arriti t’i shpëtonte policisë dhe të arratisej bashkë me fëmijën.
Në janar të këtij viti, ajo u arrestua sërish në Selanik, afër kufirit me Bullgarinë, për të njëjtin krim. Këtë herë fëmija u mor nën kujdesin e shërbimeve sociale dhe gruaja u akuzua për tentativë shitjeje fëmije, por u zhduk para se të paraqitej në gjykatë.
Sasha dhe burri i saj u arrestuan nga policia dhe u morën në pyetje për disa orë, por ata mohuan se donin t’a shisnin vogëlushen, madje kërkuan që vajza t’u kthehej atyre.
Sipas policisë, e ëma e Marias ishte shumë e varfër për ta mbajtur atë, prandaj vendosi t’ia shite një grupi për trafikimin e fëmijëve.
Një ndërmjetës bullgar, i njohur si “Michalis” dhe partnerja e tij, ia shitën më pas fëmijën çiftit rom, Eleftheria Dimopoulou dhe Hristos Salis për 1 mijë euro.
Një kopje e çertifikatës së lindjes së vogëlushes Maria, e verifikuar dhe nga gazeta britanike “Mirror”, tregon se ajo ka lindur në 31 janar 2009 në Spitalin e Përgjithshëm në Lamia, në Greqi.
Redaksia Online
(e.d/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com