GREQI - Është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në ishullin e Qefalonisë pas tërmetit me magnitudë 5.7 që goditi dje(26.01.2014) ishullin. Deklarata është bërë nga ministri i Brendshëm i Greqisë, Janis Mihelaqis.
"Objektivi është që të kthejmë sa më shpejt jetën në ishull në kushte normale. Ka shumë dëme, por për fat ishulli rezistoi. Nuk kishte viktima dhe kjo është gjë e mirë", tha ministri Janis Mihelaqis.
Ministri tha se ka mbërritur anija 'Superfast 1' që të mikëpresë 700 persona në bord për shkak se kushtet atmosferike po përkeqësohen.
Pritet të mbërrijë edhe trageti tjetër 'Elefterios Venizelos' me kapacitet 1300 persona. Në ishullin e Qefalonias kanë mbërritur edhe ekipe të ndryshme për të ndihmuar në përballimin e situatës.
Ditën e djeshme, ishulli u godit nga një tërmet i fuqishëm, lëkundjet e të cilit u ndjenë dhe në Shqipëri.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com