Policia e Greqisë ka shkatërruar një bandë të madhe hajdutësh, e cila përbëhje kryesisht nga shqiptarë. Mediat greke kanë publikuar një video, që tregon mënyrën si vepronin hajdutët, kryesisht në metro.

Ata arrinin të parandalonin mbylljen e dyerve të trenit, me qëllim që të mblidheshin sa më shumë pasagjerë dhe që të vepronin më lehtësisht. Më pas, autorët dilnin nga treni, duke siguruar kështu shuma të mëdha parash. 

Gjithashtu, Policia Helene botoi fotografitë dhe detajet e 49 anëtarëve të organizatës kriminale, që vidhnin sistematikisht kuletat e udhëtarëve në transportin publik, duke u kthyer në makth për një numër të madh qytetarësh. 

Organizata kriminale kishte më shumë njerëz nga Shqipëria, tre grekë, si dhe njerëz nga Rumania, Bullgaria, Bangladeshi dhe Gjeorgjia. Ata shënjestronin kryesisht turistët, të cilët lëviznin në aeroportin “El Venizelos”. Banda drejtohej nga një burrë dhe një grua të moshës 32 dhe 36 vjeç, të dy nga Shqipëria. 36-vjeçarja Fatmira Cami mbante dhe dy emra të tjerë, Romina dhe Antonia, dhe tani ndodhet në burg. 

32-vjeçari nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ishte akuzuar në vitin 2015 për përfshirje në një vjedhje në metro, ndërsa në gusht ishte arrestuar në stacionin e metrosë “Syntagma”, për të njëjtën vepër penale. Shumë aktive ishte dhe kryetarja e bandës, e cila sillte celularët e vjedhur në Shqipëri, madje merrte pjesë dhe në “operacionet” e grupit.

Disa prej të arrestuarve:

1.Fatmira Cami

2.Odise Selimi

3.Armando Manaj

4.Hektor Jonusi

5.Andrea Profka

6.Florenc Gjordeni

7.Fatmir Mana

8.Ergys Lekataj

9.Hektor Ligataj

10.Rubens Rista

11.Enis Myrtollari

12.Romario Gjoka

13.Agron Mema

14.Oklend Berberi

15.Gerasimo Korkuti

16.Mariglen Mellaraj

17.Kozma Thanasko

18.Erald Kaduni

19.Armando Manaj

20.Aleksander Daja

21.Miri Legataj

22.Janis Shehu

23.Aurel Murrizi

24.Arjan Sulaj

25.Fatri Hodollari

26.Fatmir Metaj

27.Shpetim Velaj

28.Gramoz Malasi

29.Vasil Pojani

30.Aleksander Lalaj

31.Armand Peshku

32.Kristaq Shuli

33.Eriton Habili

34.Viola Hoxha

35.Lazar Ranxhia

36.Xhorxhi Duda

37.Piro Lico

38.Enerida Konstandini

39.Ermal Malasi

40.Enkeljon Vela

romina
(Gruaja shqiptare që drejtonte bandën)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com