Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Foto ilustruese

GREQI - Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia greke. Rasti ka tronditur opinionin publik, teksa janë katër arrestime të personave që dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion vajza 14 dhe 15-vjeçare.

Një prej të arrestuarve 25-vjeçare ishte ‘truri’ i rrjetit të prostitucionit. Vajzat e mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në hotele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja, sipas mediave greke është arrestuar edhe për trafik droge bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar ndaj saj. Prej verës së vitit të shkuar, ajo kishte rekrutuar 7 vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeçe.

Pasi ishte miqësuar me to i kishte futur në rrjet duke lehtësuar takimet me klientët me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në hotele në qendër të Athinës. 25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste i furnizonte të miturat edhe me lëndë narkotike.

Dy prej të arrestuarve të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 54-vjeçar mbështesnin transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.

Në kuadër të operacionit, policia greke ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në hotelet që frekuentonin të miturat si dhe ka sekuestruar sasi lënde narkotike.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte

'Isha rrethuar më keq se Vojo Kushi', Meta: Malet, Selltiku dhe Sasha më ruajtën ekulibrin mendor! Kam nevojë për dashuri pa kushte