Dy persona me origjinë shqiptare, të moshës 24 dhe 26 vjeç, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur pak pas orës 3 të mëngjesit një pikë lojrash fati në rrugën “Gounari” në Glifadha, sipas burimeve policore.
Me armë ata kanë kërcënuar 44-vjeçaren punonjëse të pikës dhe pasi e kanë neutralizuar, kanë marrë paratë nga kasa dhe janë larguar me vrap.
Policia u njoftua menjëherë për ngjarjen dhe duke pasur në duar përshkrimin e mjetit me të cilin u arratisën autorët, arriti të gjejë vendodhjen e tyre, raportojnë mediat greke.
Skuadra OPKE ndaloi mjetin dhe vuri në pranga dy autorët me origjinë shqiptare.