Grevë kundër Reformës së Punës, Mitsotakis: Sindikatat po i shkaktojnë grekëve shqetësime të mëdha

Grevë kundër Reformës së Punës, Mitsotakis: Sindikatat po i shkaktojnë grekëve shqetësime të mëdha

Anijet u ankoruan, trenat ndalën dhe stacionet e metrosë së kryeqytetit grek u mbyllën.

Greqi, për herë të dytë që nga krijimi i qeverisë konservatore të Kyriakos Mītsotakīs, punëtorët e sektorin publik dhe privat, kanë palosur krahët duke paralizuar gjithë vendin.

Në shënjestër të sindikatave, është projekt-ligji i qeverisë për Reformën e Punës, që përveç dobësimit të marrëveshjeve kolektive mes tyre dhe ndërmarrjeve shtetërore dhe private, parasheh të detyrueshëm dhe votimin elektronik të 51% të anëtarëve të sindikatës, për t’i bërë të ligjshme grevat.

Për sindikatat projektligji është bërë enkas për t’I ardhur në ndihmë ndërmarrjeve të mëdha.

Si për t’I hedhur benzinë zjarrit, kryeministri Mītsotakīs i ka quajtur punëtorët “një grup prej disa mijëra "sindikalistë profesionistë, armiq të transparencës, të cilët po i shkaktojnë grekëve shqetësime të mëdha me grevën e tyre".

Projektligji i qeverisë vendos rregulla të reja në të drejtën e grevës, forcën e kontratave kolektive të punës dhe prezanton një detyrim për sindikatat që të regjistrohen. Sindikatat nga ana e tyre janë shprehur se ata nuk duan të monitorohet veprimtaria e tyre.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën